45 mln euro për energji/ KESH blen edhe 3.38 mln euro – pse u desh import shtesë?
KESH është rikthyer në treg për të blerë energji elektrike, vetëm pak javë pasi kishte kontraktuar furnizimin për periudhën korrik–shtator. Blerja e re mbulon vetëm 22–30 gusht 2026. Janë kontraktuar 25,605 MWh energji, me një faturë të përllogaritur rreth 3.38 milionë euro dhe çmim mesatar afërsisht 132 euro/MWh. Në fillim të korrikut, KESH kishte kontraktuar 331,200 MWh për periudhën 1 korrik–30 shtator, me çmim mesatar 125.47 euro/MWh dhe vlerë rreth 41.6 milionë euro pa TVSH. Pra, vetëm këto dy blerje të raportuara e çojnë faturën e energjisë për verën në afro 45 milionë euro. Blerja e fundit rezulton gjithashtu rreth 5% më e shtrenjtë për MWh krahasuar me çmimin mesatar të kontraktimit të korrikut. Kjo nuk provon keqmenaxhim. Çmimet e energjisë ndryshojnë vazhdimisht, temperaturat e...
Burimi:
ntv.al