Hoxha mbledh shqiptarët e Luginës në Tiranë/ Premton mbështetje për të drejtat dhe përfaqësimin në Serbi

Hoxha mbledh shqiptarët e Luginës në Tiranë/ Premton mbështetje për të drejtat dhe përfaqësimin në Serbi

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha priti sot në Tiranë, drejtuesit e institucioneve dhe të zgjedhurit shqiptarë në Luginën e Preshevës, Deputetin Shaip Kamberi, Kryetaren e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, Kryetarin e Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti dhe Kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar, Enkel Rexhepi. Ministri Hoxha theksoi se gjatë takimit u zhvillua një bisedë për çështjet që na bashkojnë dhe që kërkojnë bashkërendim të vazhdueshëm: mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve, ruajtjen e identitetit dhe forcimin e përfaqësimit të tyre me fuqi reale në jetën politike dhe institucionale të Serbisë, si dhe adresimin e nevojave konkrete të qytetarëve të Luginës. “Përfaqësimi real dhe i denjë, ruajtja dhe forcimi i identitetit kombëtar, arsimimi, zhvillimi ekonomik dhe mundësitë për të rinjtë nuk janë çështje episodike. Ato kërkojnë vëmendje të vazhdueshme, bashkërendim...