100 mln lekë për pastrimin e bregdetit/ 4 në garë, 3 jashtë – pse u tërhoq ankesa?

100 mln lekë për pastrimin e bregdetit/ 4 në garë, 3 jashtë – pse u tërhoq ankesa?

Një tender prej afro 100 milionë lekësh pa TVSH për pastrimin e bregdetit shqiptar ka përfunduar me vetëm një ofertë të vlefshme në garë. Procedura është zhvilluar nga Operatori i Blerjeve të Përqendruara dhe αφορά shërbimin e pastrimit të zonës bregdetare në bashkitë Rrogozhinë, Divjakë, Fier, Vlorë, Himarë dhe Sarandë. Fondi limit ishte 99,351,968 lekë pa TVSH, ndërsa fitues është shpallur FUSHA sh.p.k., me ofertë 97,906,939 lekë pa TVSH. Pra, oferta fituese rezulton rreth 98.5% e fondit limit. Kontrata parashikon ofrimin e shërbimit për 93 ditë. Në procedurë u paraqitën katër oferta: Pastrime Silvio & Rada Oil Industry, FUSHA, REJ dhe ALKO IMPEX CONSTRUCTION. Tre prej tyre u skualifikuan. Vetë skualifikimi i operatorëve nuk provon shkelje. Një kompani që nuk plotëson kriteret e tenderit duhet...