4 vatra aktive, rrezik për banesat? Ministria e Mbrojtje zbulon zonat me rrezik

4 vatra aktive, rrezik për banesat? Ministria e Mbrojtje zbulon zonat me rrezik

Situata e zjarreve në vend paraqitet në përmirësim, ndërsa disa prej vatrave kryesore janë izoluar ose shuar. Sipas përditësimit të Ministrisë së Mbrojtjes, deri në orën 17:00 janë raportuar 10 vatra zjarri, prej të cilave 4 vijojnë aktive dhe 6 janë nën mbikëqyrje. Forcat operacionale vijojnë ndërhyrjen në zonat problematike, me prioritet mbrojtjen e banesave dhe jetës së qytetarëve. “Ministria e Mbrojtjes – përditësim mbi situatën e zjarreve. (22 Gusht 2026 – ora 17:00) Ministria e Mbrojtjes informon se deri në orën 17:00, situata e zjarreve paraqitet në përmirësim, me disa nga vatrat kryesore të izoluara ose të shuara. Gjatë ditës janë raportuar 10 vatra zjarri, nga të cilat 4 mbeten aktive dhe 6 janë nën mbikëqyrje. Në operacione janë angazhuar 332 forca operacionale dhe...