Poliçani nuk pranon të “zhduket”/ 15 këshilltarë kundër bashkimit me Beratin/ Gati të dorëhiqen

Poliçani nuk pranon të “zhduket”/ 15 këshilltarë kundër bashkimit me Beratin/ Gati të dorëhiqen

Përplasja për hartën e re territoriale po ashpërsohet. Këshilli Bashkiak i Poliçanit ka votuar unanimisht kundër propozimit që parashikon shkrirjen e kësaj bashkie dhe bashkimin e saj me Beratin. Në mbledhjen e jashtëzakonshme, të 15 anëtarët e Këshillit Bashkiak votuan kundër projektligjit për ndryshimin e ndarjes administrativo-territoriale. Por qëndrimi nuk është ndalur vetëm te vota. Të 15 këshilltarët kanë paralajmëruar se do të japin dorëheqjen nëse Kuvendi miraton shkrirjen e Bashkisë Poliçan. Në mbledhje ishte i pranishëm edhe kryebashkiaku Adriatik Zotkaj, i cili kundërshtoi argumentet për bashkimin me Beratin dhe deklaroi se komuniteti është kundër humbjes së statusit të bashkisë. Sipas të dhënave të paraqitura prej tij, në territorin e Poliçanit ushtrojnë aktivitet 318 biznese, ndërsa zona ka potencial në turizmin malor dhe industrial. Këshilli...