“200–300 euro për votë”/ Policia ngriti dyshimet, SPAK nuk gjen prova, pushohet dosja për dy kandidatë të PSD
Një hetim i nisur pas dyshimeve për blerje votash në zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025 është mbyllur pa akuza ndaj dy kandidatëve për deputetë të Partisë Socialdemokrate. Çështja kishte nisur pas një referimi të Policisë së Tiranës në SPAK, ku ngriheshin dyshime se një kandidat i PSD-së, me aktivitet elektoral në zonën e Paskuqanit, mund të kishte ofruar 200 deri në 300 euro për votë, si dhe premtime për vende pune. Në referim përfshiheshin dyshime edhe për një mbështetës të partisë dhe një tjetër kandidat të PSD-së. SPAK regjistroi procedimin për “korrupsion aktiv në zgjedhje” dhe ndërmori veprime hetimore, përfshirë përgjime dhe vëzhgime ndaj personit të dyshuar si ndërmjetës. Por sipas vendimit gjyqësor të raportuar nga A2 CNN, hetimet nuk arritën të siguronin prova...
Burimi:
ntv.al