80 kg kanabis ‘Gelato’ nga Kanadaja drejt Shqipërisë, 3 të arrestuar në Durrës, kapet ngarkesa 1 milion euroshe
Një sasi prej rreth 80 kilogramësh kanabis e llojit “Gelato”, me përmbajtje të lartë THC dhe me vlerë të përllogaritur rreth 1 milion euro, është sekuestruar në Portin e Durrësit. Operacioni, i koduar “Anchor”, ka çuar në arrestimin e tre shtetasve kosovarë, ndërsa dy persona të tjerë janë shpallur në kërkim. Në pranga kanë rënë T. D., 32 vjeç, L. G., 26 vjeç dhe B. J., 40 vjeç. Droga ishte e ndarë në 127 pako dhe, sipas hetimeve, dyshohet se sigurohej në Ontario të Kanadasë dhe transportohej drejt Shqipërisë e fshehur në një hapësirë të modifikuar të një automjeti të porositur për blerje në Kanada. Hetuesit dyshojnë se pas mbërritjes në Shqipëri, lënda narkotike do të shpërndahej në vend dhe më tej në Kosovë. Gjatë...
Burimi:
syri.net