Tragjike/ Ariu tërheq zvarrë nga tenda e kampingut dhe vret 29-vjeçaren para syve të partnerit, një ditë pasi ishin fejuar

Tragjike/ Ariu tërheq zvarrë nga tenda e kampingut dhe vret 29-vjeçaren para syve të partnerit, një ditë pasi ishin fejuar

Një 29-vjeçare është vrarë brutalisht nga një ari i murrmë gjatë një udhëtimi kampingu në malet Altai të Rusisë, vetëm një ditë pasi i fejuari i saj i kishte propozuar martesë. Sipas raportimeve, Snezhana Korolyova dhe i fejuari i saj po qëndronin në një kamping në fshatin Artybash, në Siberinë jugore, kur rreth orës 01:00 një ari ka sulmuar çadrën e tyre. Çifti, i cili ishte fejuar një ditë më parë është zgjuar nga zhurmat, ndërsa kafsha ka shqyer çadrën dhe më pas ka tërhequr zvarrë 29-vjeçaren. Ariu e ka vrarë gruan dhe më pas ka transportuar trupin e saj përtej lumit Biya. Rojet e gjuetisë dhe policia kanë shtënë në ajër për ta larguar kafshën, por nuk e kanë qëlluar atë. Sipas dëshmitarëve, autoritetet...