Presidenti i Iranit: Koha t’i japim fund luftës me SHBA-në, jemi në pozicion të favorshëm
Presidenti iranian Masoud Pezeshkian ka deklaruar se ka ardhur koha për t’i dhënë fund luftës disamujore me Shtetet e Bashkuara, duke pretenduar se Teherani ndodhet në një pozicion të favorshëm. “Është më mirë që ta përfundojmë luftën tani, pasi jemi në një pozicion pushteti dhe dinjiteti”, u shpreh Pezeshkian. Presidenti iranian pretendoi se “e gjithë bota e pranon fitoren tonë”, ndërsa akuzoi SHBA-në për sulme ndaj shkollave, spitaleve dhe infrastrukturës iraniane. Sipas tij, këto veprime kanë shkelur rregullat ndërkombëtare. Në të njëjtën kohë, Ministria e Jashtme iraniane ka intensifikuar kritikat ndaj Uashingtonit, duke e akuzuar për “terrorizëm ekonomik”, pas paralajmërimit të SHBA-së për zgjerimin e sanksioneve ndaj Iranit. Uashingtoni u ka bërë thirrje edhe vendeve të tjera, përfshirë Kinën, që t’i bashkohen përpjekjeve për të...
Burimi:
vizionplus.tv