Dështojnë negociatat SHBA-Kanada, Trump vendos tarifa 50%, Carney: Do t’i përgjigjemi dollar për dollar
Një valë e re tarifash amerikane ndaj një game të gjerë mallrash kanadeze ka hyrë në fuqi që prej mesnatës së së shtunës, pasi negociatat tregtare mes Kanadasë dhe Shteteve të Bashkuara dështuan në minutat e fundit. Kryeministri kanadez Mark Carney njoftoi pezullimin e bisedimeve pak para skadimit të afatit, duke deklaruar se ndryshimet e fundit në kushtet e propozuara nga SHBA-ja ishin “të padrejta” dhe vinin në pikëpyetje besueshmërinë e një marrëveshjeje të mundshme. Carney deklaroi se Kanadaja do të vendosë tarifa reciproke ndaj mallrave amerikane, “dollar për dollar”. Bisedimet mes dy vendeve kishin vijuar intensivisht prej korrikut, pasi presidenti amerikan Donald Trump kishte kërcënuar me tarifa deri në 50% ndaj importeve kanadeze. Në fillim të javës, Trump i kishte pezulluar përkohësisht masat, duke...
Burimi:
vizionplus.tv