Protesta qytetare/ Berisha: Ta shndërrojmë shtatorin në muajin e goditjes vendimtare ndaj narkoregjimit të Ramës
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u bëri thirrje demokratëve dhe qytetarëve që shtatorin ta shndërrojnë në muajin e protestave masive kundër qeverisë së Edi Ramës. Berisha vlerësoi protestën qytetare të zhvilluar prej më shumë se 80 ditësh dhe deklaroi se shtatori duhet të sjellë “goditjen vendimtare” ndaj asaj që ai e cilësoi si narkoregjim dhe regjim autokratik. Ai bëri thirrje për pjesëmarrje të gjerë në protesta, me synim garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. “Le të jetë shtatori muaji që të ndahemi përfundimisht nga kjo diktaturë”, u shpreh Berisha. Qytetari: Mendoni se shtatori do e ndezë edhe më tej frymën e protestës? A ekziston mundësia që zgjedhjet e përgjithshme të bëhen së bashku me ato vendore në vitin 2027? Berisha: Z. Sadiku,...
Burimi:
gijotina.com