Aksidenti fatal në Durrës, gjykata lë në burg taksistin 26-vjeçar

Aksidenti fatal në Durrës, gjykata lë në burg taksistin 26-vjeçar

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për 26-vjeçarin Talelli, i dyshuar si drejtuesi i automjetit që u përfshi në aksidentin tragjik në plazhin e Durrësit, ku humbi jetën 66-vjeçari F.D. Vendimi është marrë një ditë më parë, ndërsa gjykata ka vlerësuar të ligjshëm edhe arrestimin e 26-vjeçarit në flagrancë. Sipas hetimeve paraprake, 26-vjeçari, i cili punonte si taksist, dyshohet se ka shkaktuar aksidentin si pasojë e pakujdesisë. Automjeti përfundoi në trotuar, duke përplasur 66-vjeçarin, i cili në atë moment po ecte në këmbë. Talelli po hetohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, të parashikuar nga neni 290/3 i Kodit Penal. Pas vendimit të gjykatës, 26-vjeçari do të qëndrojë në paraburgim deri në vijimin e hetimeve, ndërsa autoritetet...