Përmirësohet situata e zjarreve në zonën e Pukës, vetëm në Prozhëm–Shkozë ka vatra aktive akoma…
Situata në vatrat e zjarrit në territorin e Bashkisë Pukë paraqitet më e qetë dhe vijon të mbahet nën monitorim të vazhdueshëm.Në Njësinë Administrative Gjegjan, të gjitha vatrat e zjarrit janë izoluar dhe shuar. Forcat e Armatosura, së bashku me forcat operacionale vendore, vijojnë monitorimin e të gjithë perimetrit për të parandaluar çdo riaktivizim të mundshëm.Në zonën Prozhëm–Shkozë, vatra ende aktive nuk paraqet aktualisht rrezik për banesat. Puna vijon në terren për izolimin e plotë të saj në të dy drejtimet, me angazhimin e Forcave të Armatosura dhe forcave operacionale vendore.Në malin Tërbun- Fushe Livadh po vijon verifikimi dhe monitorimi i perimetrit të vatrave të shuara plotesisht deri ne kto momente.Strukturat mbeten në terren dhe monitorimi do të vijojë pa ndërprerje, me fokus izolimin e...
Burimi:
sarandanews.com