MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 23 gusht 2026…
Ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, njoftoi Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.Sipas SHMU moti sot parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin, në verilindje-juglindje do të ketë vranësira mesatare përgjatë relieveve malore në orët e mesditës deri ato të pasdites. Pas orëve të pasdites pritet mot kryesisht i kthjellët.Reshjet e shiut parashikohen të dobëta dhe në formë pikash në mënyrë të izoluar në veri e lindje, përgjatë maleve.Era do të fryjë me drejtim kryesor verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s. Përgjatë vijës bregdetare e kryesisht atë jugperëndimorë e zonave luginore era fiton shpejtësi deri në 15 m/s. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 1-3 ballë. Post navigation
Burimi:
sarandanews.com