Eksodi i fundjavës nga Vlora/ 8 mijë pasagjerë nisen drejt Italisë
Rreth 8,000 pasagjerë dhe 2,300 automjete janë larguar gjatë kësaj fundjave nga Porti i Vlorës në drejtim të Italisë, përmes tre trageteve që kanë operuar në linjën Vlorë-Brindisi. Kryesisht kanë qenë emigrantët shqiptarë që punojnë dhe jetojnë në Itali, por dhe shumë turistë italianë janë larguar këtë fundjavë. Fluksi i lartë i udhëtarëve dhe automjeteve ka qenë i menaxhueshëm dhe procesi i përpunimit të dokumentacionit është zhvilluar pa probleme. Një pikë e rëndësishme për t’u theksuar është se gjatë gjithë këtij procesi nuk janë regjistruar asnjë vonesë nga ana e Policisë Kufitare për nisjen në orar të trageteve sipas programit. Për përballimin e numrit të madh të udhëtarëve dhe automjeteve, në pistën e makinave kanë qenë në funksion nëntë sportele, duke mundësuar një përpunim sa...
Burimi:
ntv.al