Vrau partneren dhe më pas veten, ky është autori shqiptar i krimit të dyfishtë në Greqi
Detaje të reja dalin nga hetimi për vrasjen e 45-vjeçares shqiptare në Nea Smyrni të Athinës. Sipas policisë greke, 48-vjeçari me origjinë shqiptare e kishte pritur viktimën në makinën e tij, jashtë pallatit ku ajo jetonte me vajzën 16-vjeçare. Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit të së dielës, në rrugën Grigoriou Kydonion, në Nea Smyrni. Sipas të dhënave të deritanishme, 48-vjeçari kishte shkuar në zonë dhe kishte pritur brenda automjetit derisa 45-vjeçarja të dilte nga pallati. Në momentin që e pa, ai zbriti nga makina, iu afrua dhe e qëlloi disa herë me armë. Gruaja u rrëzua në hyrje të pallatit, pasi u godit nga plumbat. Menjëherë pas krimit, 48-vjeçari dyshohet se përdori të njëjtën armë për të qëlluar veten në...
Burimi:
gijotina.com