Lajm i mirë për shqiptarët/ Gjykata amerikane rrëzon bllokimin e vizave emigruese

Lajm i mirë për shqiptarët/ Gjykata amerikane rrëzon bllokimin e vizave emigruese

Një gjykatë federale amerikane ka rrëzuar politikën e administratës Trump që kishte pezulluar lëshimin e vizave emigruese për shtetasit e 75 vendeve, mes tyre edhe Shqipëria. Vendimi është marrë nga gjykatësja federale Jeannette Vargas në Manhattan, e cila vlerësoi se masa e ndërmarrë nga Departamenti Amerikan i Shtetit tejkalonte kompetencat ligjore të Sekretarit të Shtetit. Politika kishte hyrë në fuqi më 21 janar 2026 dhe kishte pezulluar lëshimin e vizave emigruese për shtetasit e një liste të gjerë vendesh. Në këtë listë përfshihej edhe Shqipëria, së bashku me vende të tjera të Ballkanit si Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut. Administrata amerikane e kishte argumentuar masën me shqetësimin se aplikantët nga këto vende mund të kishin rrezik më të lartë...