Vrasja e 21-vjeçarit portugez te hotel Principote, policia gjen thikën me të cilën u krye krimi

Vrasja e 21-vjeçarit portugez te hotel Principote, policia gjen thikën me të cilën u krye krimi

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen te hotel Principote të 20-vjeçarit me kombësi portugeze, Luis Miguel Varela Mendes. Policia e Sarandës ka arritur të gjejë dhe të sekuestrojë thikën me të cilën Sokrat Vata kreu krimin e rëndë. Arma e krimit është gjetur e hedhur mes ferrave në krahun e majtë të një rruge rurale periferike në Ksamil. Sipas burimeve nga grupi hetimor, ky vendpërkim përkon me pikën e fundit ku DJ i lokalit “Principote” kishte lënë me makinë të dyshuarin Sokrat Vata. Mësohet se menjëherë pasi ka zbritur nga automjeti i DJ-it, Vata ka flakur thikën në ferra për të fshehur provat dhe është larguar me vrap nga vendngjarja. Sekuestrimi i kësaj prove materiale konsiderohet kyç nga hetuesit për ekspertizën...