“Nuk e dija për lidhjen”, flet gruaja e Allmuçës që vrau të dashurën dhe veten! Nëna e 45-vjeçares: Si e mësova lajmin
Policia po mbledh prova të reja për të zbardhur rrethanat e ngjarjes së rëndë në Athinë, ku 50-vjeçari Altin Allmuça vrau të dashurën 45-vjeçare dhe më pas kreu vetëvrasje. Autoritetet po përpiqen të përcaktojnë marrëdhënien mes dy personave dhe motivin e krimit. Sipas informacioneve të publikuara nga mediat greke, Allmuça ishte i martuar dhe baba i një fëmije. Gruaja e tij mësohet t’u ketë thënë autoriteteve se nuk kishte dijeni për marrëdhënien e bashkëshortit me viktimën. Policia po shqyrton provat që tregojnë se mes 50-vjeçarit dhe 45-vjeçares mund të ketë pasur një marrëdhënie personale, ndërsa natyra, kohëzgjatja dhe dinamika e saj nuk janë përcaktuar ende. Në kuadër të hetimeve, policia ka kontrolluar banesën e Allmuçës në Tavros, në kërkim të provave që mund të ndihmojnë...
Burimi:
javanews.al