Deputetë të AAK zbrazin para zyrës së Kurtit thasë me qymyr: Nga terri energjetik, në terrin politik…

Deputetë të AAK zbrazin para zyrës së Kurtit thasë me qymyr: Nga terri energjetik, në terrin politik…

Deputetë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) kanë derdhur në dyert e ndërtesës qeveritare në Kosovë, thasë me qymyr. Ky veprim është simbolikë e pakënaqësisë për blerjen e energjisë elektrike në Serbi, pavarësisht rezervave të mëdha të qymyrit. Ata kanë lënë në hyrje edhe një pankartë, me mesazhin: “Kurti dhe LVV, nga terri energjetik, në terrin politik”. Deputeti i AAK-së, Burim Ramadani, tha se simbolika e qymyrit lidhet me potencialin energjetik të Kosovës, i cili, sipas tij, nuk po shfrytëzohet. “Duam ta dërgojmë mesazhin se me Kurtin dhe Vetëvendosjen gjatë këtyre 6-7 viteve të fundit, Kosova nga një terr energjetik që e kanë mbajtur, po kalon në terr politik. Ajo që e kemi tepër të qartë është se mesazhi dhe simbolika e qymyrit të...