Disa qytetarë protestojnë kundër ndërtimit të një kishe në Zagorë të Vushtrrisë

Disa qytetarë protestojnë kundër ndërtimit të një kishe në Zagorë të Vushtrrisë

Në Zogaj (Zagorë) të Vushtrrisë dhjetëra qytetarë janë mbledhur sot për të protestuar kundër “Lëvizjes për Rikthim”. Sipas qytetarëve të mbledhur në këtë fshat të Vushtrrisë, protesta u bë kundër ndërtimit të një kishe në Zagorë, raporton KosovaPress. Qytetarët thanë se në Zagorë nuk ka asnjë banor, e lëre më katolikë, teksa shtuan se nuk janë kundër fesë katolike, por sipas tyre, janë kundër rrymave përçarëse.  Protestuesit thanë se këto lëvizje janë përçarëse dhe se po bëhen me direktiva serbo-ruse.Në këtë protestë u panë edhe forca të shtuara të policisë për të monitoruar situatën. Ditë parë, shumë qytetarë kanë marrë pjesë në vënien e gurthemelit të Kishës Katolike “Shën Flori dhe Lauri”, në fshatin Zogaj të Vushtrrisë. Ceremonia e organizuar nën kujdesin e Ipeshkvisë së...