Dy familje në shok pas krimit në Athinë/ Imartuar dhe me fëmijë, çfarë dinte bashkëshortja e autorit dhe çfarë tregon nëna e 45-vjeçares

Dy familje në shok pas krimit në Athinë/ Imartuar dhe me fëmijë, çfarë dinte bashkëshortja e autorit dhe çfarë tregon nëna e 45-vjeçares

Policia greke vijon hetimet për zbardhjen e vrasjes së rëndë në Nea Smirni, ku një 48-vjeçar me origjinë shqiptare vrau me armë zjarri një 45-vjeçare, gjithashtu me origjinë shqiptare, dhe më pas vrau veten. Autoritetet po përpiqen të rindërtojnë orët e fundit para krimit dhe të zbulojnë marrëdhënien që ekzistonte mes dy personave. Në fokus të hetimit janë edhe familjarët e tyre, ndërsa kanë folur bashkëshortja e 48-vjeçarit dhe nëna e 45-vjeçares. Sipas informacioneve, 48-vjeçari ishte i martuar dhe kishte një fëmijë. Bashkëshortja e tij u ka deklaruar autoriteteve se nuk kishte dijeni për marrëdhënien që ai dyshohet se kishte me 45-vjeçaren. Policia po shqyrton të dhënat që tregojnë se mes burrit dhe gruas kishte një marrëdhënie personale, por ende nuk është përcaktuar qartë se...