Zjarri në Pishporo riaktivizohet sërish, flakët përhapen në zonën e prekur

Zjarri në Pishporo riaktivizohet sërish, flakët përhapen në zonën e prekur

Zjarri që ra ditën e djeshme në zonën e Pishporos, pranë grykëderdhjes së Vjosës, është riaktivizuar sërish. LEXO EDHE: Zjarr i madh në pyllin me pisha në Pishporo, flakët rrezikojnë masivin pyjor Flakët janë përhapur në zonën e prekur nga zjarri, ndërsa situata vijon të jetë problematike për shkak të terrenit të vështirë dhe erës, e cila favorizon përhapjen e flakëve. Në zonë po punohet për vënien nën kontroll të situatës, ndërsa ndërhyrja po kryhet edhe nga ajri. Autoritetet dhe strukturat e emergjencave vijojnë ndërhyrjen për izolimin e vatrave dhe shuarjen e zjarrit.