“Arrest shtëpie”, por në rrugë/ 13 vjedhje të dyshuara në dy raste – kush i kontrollon?

“Arrest shtëpie”, por në rrugë/ 13 vjedhje të dyshuara në dy raste – kush i kontrollon?

“Arrest në shtëpi” në letër, por jashtë banesës duke kryer vepra të tjera penale. Dy raste të raportuara brenda pak ditësh në Tiranë ngrenë pikëpyetje serioze mbi mënyrën se si kontrollohen personat që gjykatat urdhërojnë të qëndrojnë në banesë. Rasti më i fundit u bë publik sot, më 23 gusht. Policia e Tiranës arrestoi një 23-vjeçar me inicialet K.M., i cili ishte nën masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për vjedhje. Por sipas Policisë, gjatë periudhës 14–22 gusht, ai dyshohet se ka dalë nga banesa dhe ka vjedhur para dhe produkte në pesë subjekte të ndryshme. 23-vjeçari nuk u kap në banesë. Policia e arrestoi në sheshin “Skënderbej”. Dhe pikërisht këtu fillon problemi. SI MUND TË KRYHEN PESË VJEDHJE GJATË DISA DITËVE NGA NJË PERSON...