Çfarë po ndryshon Rama në PS? “Besa” në tavolinë, kërkon role të qarta

Çfarë po ndryshon Rama në PS? “Besa” në tavolinë, kërkon role të qarta

Takimi i kryeministrit Edi Rama me 12 drejtuesit politikë të qarqeve dhe kryetarët socialistë të komisioneve parlamentare ka nisur me diskutime në vilën qeveritare të Pogradecit. Në fokusin e parë të mbledhjes ka qenë dokumenti “Besa”, për të cilin të pranishmit kanë paraqitur sugjerimet dhe propozimet e tyre. Diskutimet synojnë përpunimin e dokumentit dhe pasurimin e tij me ide të ardhura nga drejtuesit socialistë. Më pas, sipas burimeve të cituara nga gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu, kryeministri Rama ka folur për rolin që duhet të ketë secili prej ministrave, drejtuesve politikë, deputetëve dhe drejtorëve në rang rajonal. Në veçanti, Rama mësohet se ka kërkuar mendimin e të pranishmëve se si mund të përmirësohet bashkëpunimi dhe marrëdhënia mes ministrit, drejtuesit politik, deputetit dhe drejtorëve në...