PS në “ethe”/ Rama mbledh drejtuesit politikë, ministrat përballë ‘provimit’
Ditët e fundit të gushtit pritet të shoqërohen me një axhendë të ngjeshur politike për Partinë Socialiste, ndërsa kryeministri Edi Rama ka nisur përgatitjet për sesionin e ri politik dhe sfidat e mandatit të katërt qeverisës. Rama do të zhvillojë një seri takimesh në Pogradec, ku në fokus do të jenë dokumentet e hartuara pas zgjedhjeve, performanca e qeverisë dhe përgatitjet për zgjedhjet lokale të vitit 2027. Takimi i parë pritet të zhvillohet në vilën qeveritare në orën 11:30, ku do të mblidhen 12 drejtuesit politikë të qarqeve së bashku me kryetarët socialistë të komisioneve parlamentare. Sipas burimeve nga Partia Socialiste, në qendër të diskutimeve do të jenë dokumenti “Besa” dhe dokumenti tjetër i njohur si “Prania e Besës”, i dorëzuar grupit parlamentar socialist në...
Burimi:
ntv.al