Mbledhja me drejtuesit politikë/ Pas kafes së mëngjesit në Tushemisht, Rama rikthehet në vilën qeveritare në Pogradec

Mbledhja me drejtuesit politikë/ Pas kafes së mëngjesit në Tushemisht, Rama rikthehet në vilën qeveritare në Pogradec

Kryeministri Edi Rama është rikthyer në vilën qeveritare në Pogradec, pasi u largua drejt Tushemishtit, ku ka zhvilluar kafen e mëngjesit me bashkëpunëtorët e tij. Rama është rikthyer në vilën qeveritare në Pogradec, ku pritet të nisë rreth orës 11:30 mbledhja me drejtuesit politikë të qarqeve dhe kryetarët e komisioneve parlamentare. Në fokus të diskutimeve do të jenë dokumenti “Besa” dhe “Prania e Besës”, të cilat pritet të pasurohen me reflektimet e drejtuesve socialistë, ndërsa pjesë e diskutimeve pritet të jenë edhe përgatitjet për zgjedhjet lokale të vitit 2027. Në mbrëmje, Rama, drejtuesit politikë, kryetarët e komisioneve dhe ministrat do të zhvillojnë një darkë të përbashkët, ndërsa gjatë retreat-it ministrat do të raportojnë për performancën e dikastereve të tyre gjatë periudhës janar–gusht 2026. /vizionplus.tv