7 kompani në gjurmim financiar/ Drejtësia italiane kërkon llogaritë në Shqipëri

7 kompani në gjurmim financiar/ Drejtësia italiane kërkon llogaritë në Shqipëri

Një hetim i nisur në Itali për kontrabandën e gazit ftohës të importuar nga Kina ka hyrë edhe në Shqipëri. Me kërkesë të Prokurorisë së Torre Annunziata, SPAK duhet të identifikojë pasuritë dhe llogaritë bankare në Shqipëri të 9 shtetasve të huaj dhe 7 shoqërive tregtare. Letër-porosia italiane është pranuar nga GJKKO dhe hetuesit shqiptarë duhet të kryejnë verifikime financiare mbi personat dhe kompanitë e përfshira. Hetimi italian lidhet me dyshimet për një skemë të importimit të gazit ftohës nga Kina, i përdorur në frigoriferë dhe kondicionerë. Sipas vendimit gjyqësor të raportuar, hetuesit italianë dyshojnë se malli importohej duke shmangur kontrollet doganore dhe detyrimet fiskale, më pas ruhej, modifikohej dhe rishitej në Itali. Në dosje përmenden gjithashtu dyshime për përdorim faturash dhe transaksionesh fiktive. GJURMË...