Hakerët iranianë mbyllën një central elektrik në Mbretërinë e Bashkuar
Irani mbylli për katër ditë një central elektrik britanik në një sulm kibernetik të paprecedentë, zbulon The Telegraph. Besohet se kjo është hera e parë që hakerët e lidhur me regjimin iranian kanë arritur të mbyllin një objekt të tillë në Mbretërinë e Bashkuar dhe besohet se është sulmi kibernetik më i suksesshëm i këtij lloji. Incidenti ndodhi në të njëjtën kohë me një seri sulmesh ndaj infrastrukturës amerikane të ujësjellësit muajin e kaluar, të cilat prekën 12 shtete dhe shkaktuan shqetësim në Shtëpinë e Bardhë. Zyrtarët britanikë refuzuan të tregojnë se cili central elektrik ishte prekur, duke iu referuar shqetësimeve të sigurisë, por mësohet se objekti ishte nxjerrë jashtë funksionimit për katër ditë, ndërsa stafi luftonte për ta rikthyer në punë. Mësohet se...
Burimi:
syri.net