Ndryshimet klimatike shkaktojnë temperatura ekstreme në detet evropiane
Detet përgjatë brigjeve të Evropës kanë regjistruar temperatura jashtëzakonisht të larta këtë verë, ndërsa ndryshimet klimatike kanë kontribuar ndjeshëm në këtë ngrohje, sipas një raporti të një ekipi ndërkombëtar studiuesish. Temperaturat e sipërfaqes së detit janë mbi mesataren e periudhës 1990–2020 pothuajse përgjatë të gjitha brigjeve evropiane. Ndër zonat më të prekura janë Mesdheu perëndimor, Gjiri i Biskajës dhe brigjet e Gadishullit Iberik, ku në disa vende temperaturat kanë qenë më shumë se 6,1 gradë Celsius mbi normalen. Studiuesit e “World Weather Attribution” krahasuan temperaturat e sipërfaqes së detit gjatë korrikut me simulimet e modeleve klimatike për të përcaktuar ndikimin e ngrohjes globale. Sipas analizës, ndryshimet klimatike kanë rritur temperaturat mesatare me rreth 2 gradë Celsius në Mesdhe, 1,4 gradë në Gjirin e Biskajës dhe...
Burimi:
kohajone.com