Presidenti amerikan Donald Trump këmbëngul se Ngushtica e Hormuzit është “territor amerikan”
Me postimin e tij të fundit në platformën TruthSocial, presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se Ngushtica e Hormuzit është territor amerikan. Ai publikoi një hartë të zonës strategjike me mbishkrimin “territor i ri amerikan”, duke e paraqitur si pjesë të Shteteve të Bashkuara. Ngushtica e Hormuzit, një nga korridoret më të rëndësishme të transportit të naftës në botë, ka qenë prej kohësh objekt mosmarrëveshjeje midis Iranit dhe SHBA-së. Teherani ka theksuar se nuk do të lejojë asnjë anije të kalojë pa lejen e tij, ndërsa Uashingtoni ka deklaruar se kalimi është i hapur dhe i lirë për të gjitha anijet ndërkombëtare. Sipas medias ndërkombëtare, veprimi i Trump pritet të shtojë tensionet në rajon, duke sjellë reagime të forta nga Irani dhe duke rritur shqetësimet...
Burimi:
kohajone.com