Sulmi kibernetik nga Irani nxori jashtë funksionit për 4 ditë një central elektrik në Britani
Hakerë të lidhur me Iranin kanë arritur të nxjerrin jashtë funksionit për katër ditë një central elektrik në Britani, në një sulm kibernetik të paprecedentë, raporton The Telegraph. Besohet se ky është rasti i parë në Britani ku hakerë të lidhur me regjimin iranian kanë arritur të mbyllin një central elektrik. Sulmi konsiderohet gjithashtu ndër incidentet më të suksesshme kibernetike të këtij lloji. Zyrtarët britanikë nuk kanë bërë të ditur se cili central u prek, duke përmendur arsye sigurie. Sipas The Telegraph, bëhet fjalë për një central relativisht të vogël, i cili qëndroi jashtë funksionit për katër ditë, ndërsa stafi punoi për rikthimin e tij në operim. Ndërprerja nuk pati ndikim në furnizimin e përgjithshëm me energji të Britanisë dhe nuk përbëri rrezik për funksionimin e...
Burimi:
javanews.al