Rikthehet ilegalisht në Britani shqiptari i dënuar për përdhunim, kapet pas 7 vitesh
Një 35-vjeçar shqiptar i dënuar për përdhunimin e një vajze 18-vjeçare është rikthyer në qeli në Mbretërinë e Bashkuar, pasi autoritetet zbuluan se ai kishte thyer urdhrin e dëbimit dhe jetonte sërish atje në mënyrë të paligjshme. Mësohet se, i dënuari Blerim Hajdarmataj, i cili përdorte edhe identitetet rreme Ben Matka dhe Rinor Hajdarmataj, u lokalizua në korrik të këtij viti në Rayleigh, Essex. Ai u paraqit këtë të mërkurë përpara Gjykatës së Kurorës në Basildon, ku u deklarua fajtor për hyrje të paligjshme në territorin britanik si dhe për shkeljen e detyrimeve të njoftimit për personat e regjistruar si shkelës seksualë. Ngjarja e rëndë për të cilën ai u dënua daton në shtator të vitit 2014, kur Hajdarmataj punonte si pastrues. Gazetari Muhamed Veliu...
Burimi:
javanews.al