Ksamil/ Gjendet thika që dyshohet se u përdor në vrasjen e turistit portugez

Ksamil/ Gjendet thika që dyshohet se u përdor në vrasjen e turistit portugez

Policia e Sarandës ka gjetur një thikë që dyshohet se është përdorur në vrasjen e turistit portugez Luis Miguel Varela Mendes, 20 vjeç. Sipas të dhënave të deritanishme, thika është gjetur në një zonë me shkurre, ku dyshohet se është hedhur pas ngjarjes. Ajo pritet t’i nënshtrohet ekzaminimeve kriminalistike për të përcaktuar nëse lidhet me plagët e shkaktuara viktimës dhe nëse mbart gjurmë të tjera që mund të ndihmojnë hetimin. Sipas dinamikës së hetuar deri tani, konflikti ka nisur në ambientet e kompleksit “Principote” dhe më pas ka vijuar jashtë tij. Sokrat Vata, i cili punonte si pjesëtar i sigurisë në kompleks, dyshohet se ka goditur me thikë turistin portugez, ndërsa një person tjetër dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj tij. Vata u arrestua...