Rriten shërbimet klimatike të mbështetura në teknologji

Rriten shërbimet klimatike të mbështetura në teknologji

Kina publikoi një plan për të ndërtuar një sistem modern të shërbimeve klimaterike deri në vitin 2030, me një fokus të fortë tek inovacioni dhe inteligjenca digjitale për t’i çuar fushat kryesore në nivele të klasit botëror, shkruan “Xinhua”. Në planin e publikuar nga Administrata Meteorologjike e Kinës kërkohet që, gjatë periudhës së Planit të 15-të Pesëvjeçar (2026-2030), të bëhet përparim në pavarësinë teknologjike, operacionet e digjitalizuara, shërbimet e bazuara në skenarë dhe platformat e integruara për të përmirësuar shërbimet klimaterike. Sipas planit, vendi do të krijojë një rrjet kombëtar-krahinor për ndarjen e të dhënave dhe një kornizë pune të koordinuar, në mënyrë që çdo përditësim i bërë të jetë menjëherë i disponueshëm në të gjithë sistemin. Institucionet në nivel kombëtar do të marrin drejtimin...