Durrësaku 56- vjeçar arrestohet në Shkodër, grabiti para në një taksi dhe 2 biçikleta në qytet…
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, pas denoncimeve të marra nga qytetarët për vjedhje, organizuan punën hetimore për identifikimin dhe kapjen e autorit.Si rezultat i veprimeve hetimore dhe operacionale, në kuadër të operacionit policor të koduar “Shëtitësi”, u kap në flagrancë, në tentativë për të kryer një tjetër vjedhje, shtetasi:– F. A., 56 vjeç, banues në Durrës.Nga veprimet hetimore dyshohet se 56-vjeçari ka vjedhur një shumë parash në një automjet taksi dhe 2 biçikleta, në zona të ndryshme të qytetit të Shkodrës.56-vjeçari u kap në flagrancë, në lagjen “Liria”, teksa tentonte të vidhte një tjetër biçikletë.Post navigation
Burimi:
sarandanews.com