Grabiste biçikleta dhe para në taksi, pranga 56 vjeçarit në Shkodër
Policia e Shkodrës ka finalizuar operacionin e koduar “Shëtitësi”, i cili kishte për qëllim parandalimin e vjedhjeve dhe zbardhjen e rasteve të ndodhura më parë në qytet. Sipas njoftimit zyrtar, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, pas denoncimeve të marra nga qytetarët, organizuan punën hetimore dhe operacionale për identifikimin e autorit të dyshuar. Si rezultat, u kap në flagrancë, në tentativë për të vjedhur një tjetër biçikletë, shtetasi:F. A., 56 vjeç, banues në Durrës. Hetimet paraprake tregojnë se ky shtetas dyshohet se ka kryer disa vjedhje në qytetin e Shkodrës, përfshirë një shumë parash në një automjet taksi dhe 2 biçikleta në zona të ndryshme. Arrestimi i tij u bë në lagjen “Liria”, teksa tentonte të vidhte një tjetër biçikletë.Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë...
Burimi:
javanews.al