FANTASTIKE/ Armando Broja merr vendin e titullarit te Burnley, largohet sulmuesi kryesor i anglezëve

FANTASTIKE/ Armando Broja merr vendin e titullarit te Burnley, largohet sulmuesi kryesor i anglezëve

Një shans i madh vjen në duart e Armando Brojës. Sulmuesi i Shqipërisë e nis sot si titullar në takimin e Burnley kundër WBA. Shqiptari bëri një paraqitje shumë të mirë në ndeshjen e fundit kundër West Ham, atje ku hyri nga stoli. Megjithatë lajmi fantastik qëndron se sulmuesi kryesor Flemming është larguar nga ekipi. Flemming e kishte mbyllur duelin me Brojën me golat e shumtë të shënuar dhe madje e nisi me 2 gola në Championship ndaj West Ham. Ai do të largohet në Premier League dhe i ka dhënë fund sot me Burnley. Broja ka shansin e madh për të qenë titullar i ekipit, ndërsa pas tij vjen talenti 18 vjeçar i huazuar nga Chelsea, Satpoev dhe Foster që është dëmtuar. /Sport Ekspres/