Dy persona në pranga për 6 vjedhje në Tiranë, 23-vjeçari kapet edhe me drogë

Dy persona në pranga për 6 vjedhje në Tiranë, 23-vjeçari kapet edhe me drogë

Dy persona janë arrestuar në Tiranë, pasi dyshohen për përfshirje në gjashtë raste të vjedhjes së pronës, të evidentuara gjatë ditëve të fundit. Një 23-vjeçar, i identifikuar me inicialet K. M., dyshohet se ka kryer pesë vjedhje në subjekte të ndryshme në kryeqytet, gjatë periudhës 14-22 gusht. Sipas hetimeve, i riu ka marrë para dhe produkte nga bizneset, ndërsa në momentin e arrestimit në sheshin “Skënderbej” iu gjet edhe një sasi e dyshuar cannabis sativa. Ajo që e bën më të veçantë rastin është se 23-vjeçari ishte nën masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, po për një veprimtari të ngjashme kriminale. Në një tjetër rast, një 31-vjeçar me inicialet Sh. J. u arrestua pasi dyshohet se i ka marrë me dhunë dy varëse një gruaje...