Aksidenti tragjik në Manëz, shkon në 4 numri i viktimave, humb jetën pas 4 ditësh edhe 16-vjeçari

Aksidenti tragjik në Manëz, shkon në 4 numri i viktimave, humb jetën pas 4 ditësh edhe 16-vjeçari

Ka shkuar në katër numri i viktimave nga aksidenti i rëndë rrugor që ndodhi katër ditë më parë në Manëz. 16-vjeçari Klevis Dervishi, i cili mbeti i plagosur rëndë nga përplasja, nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve. Ai ndërroi jetë pas katër ditësh në Spitalin e Traumës, ku ndodhej nën kujdesin e mjekëve. Në aksident humbën jetën gjithashtu Kleo Vrioni, drejtuesi i automjetit, partnerja e tij Sara Brugentelli dhe 15-vjeçari Alvi Muhaxhiri. Nga hetimet paraprake dyshohet se drejtuesi i automjetit ka qenë në gjendje të dehur dhe po lëvizte me shpejtësi të lartë. Këto rrethana dyshohet se kanë ndikuar në humbjen e kontrollit të mjetit dhe përplasjen fatale. Me ndarjen nga jeta të 16-vjeçarit, bilanci i aksidentit tragjik shkon në katër viktima.