85 ditë protestë/ Nuk ndalet revolta qytetare, protestuesit sërish sot përballë Kryeministrisë, largimi i Ramës kërkesë e panegociueshme
Protesta kundër qeverisë vijon edhe sot në Tiranë, teksa qytetarët pritet të mblidhen për të 85-ën ditë radhazi, duke kundërshtuar mazhorancën dhe drejtimin e vendit nga qeveria Rama. Tubimi do të nisë në sheshin “Skënderbej”, nga ku protestuesit pritet të marshojnë drejt Kryeministrisë. Përpara godinës së qeverisë do të vijojnë fjalimet dhe thirrjet kundër kryeministrit Edi Rama. Largimi i Ramës nga drejtimi i qeverisë mbetet një prej kërkesave kryesore të protestuesve. Në ditët e fundit, një nga sloganet më të përsëritura ka qenë “Rama në burg”, ndërsa janë dëgjuar edhe thirrje si “Edi Rama jep dorëheqjen”, “Pa rini nuk ka Shqipëri” dhe “Shqipëria kërkon revolucion”. Protesta e një dite më parë u shoqërua gjithashtu me një marshim nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë. Pas përfundimit të...
Burimi:
syri.net