5 kg drogë në makinë, policia vë në pranga dy persona në Tiranë, heroinë dhe kokainë drejt Durrësit

5 kg drogë në makinë, policia vë në pranga dy persona në Tiranë, heroinë dhe kokainë drejt Durrësit

Dy persona kanë rënë në pranga të Policisë së Tiranës, të dyshuar se po trafikonin lëndë narkotike heroinë e kokainë. Lajmin për zhvillimin e këtij operacioni e ka bërë publik drejtori i Policisë së Tiranës, Oliger Torba në një konferencë për shtyp. “Strukturat vendore të Policisë Tiranë janë të angazhuara maksimalisht për parandalimin e ngjarjeve kriminale, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive, kapjen e personave në kërkim, të atyre që qarkullojnë me armë zjarri apo tentojnë t’i trafikojnë ato, për goditjen e trafikimit të lëndëve narkotike, si dhe për ndjekjen në dinamikë të konflikteve dhe denoncimeve të drejtuara nga qytetarët”, tha Torba. Konkretisht, 2 të arrestuarit po trafikonin drejt Durrësit me një automjet tip “Mercedes-Benz” 2 kilogramë heroinë dhe 3 kilogramë kokainë, të ndara në pako...