Përmbysje dhe emocione të forta, Man City fiton mes vuajtjeve në të parën pa Pep Guardiolën në stol

Përmbysje dhe emocione të forta, Man City fiton mes vuajtjeve në të parën pa Pep Guardiolën në stol

Manchester City e ka nisur me fitore epokën e re pas largimit të Pep Guardiolës, duke mposhtur Bournemouthin me rezultatin 2-1 në “Etihad Stadium”. Në ndeshjen e parë të Premier League nën drejtimin e Enzo Marescas, “Qytetarët” përjetuan emocione të forta, por në fund arritën të siguronin tri pikët me një përmbysje dramatike. Bournemouth kaloi i pari në avantazh në minutën e 26-të, kur Marcus Tavernier përfitoi nga një gabim në mbrojtjen e Manchester Cityt dhe dërgoi topin në rrjetë. Vendasit patën vështirësi për të krijuar raste të pastra dhe pjesa e parë u mbyll me avantazhin e skuadrës mike. Në pjesën e dytë, City u hodh në sulm në kërkim të barazimit. Presioni i vazhdueshëm u shpërblye në minutën e 85-të, kur Marc Guéhi...