Norris triumfon në Holandë dhe hyn në garën për titull, dy Mercedes në podium e më pas Ferrari

Norris triumfon në Holandë dhe hyn në garën për titull, dy Mercedes në podium e më pas Ferrari

23 Gusht 2026 17:13 Telesport Lando Norris me McLaren fitoi sot garën e Cmimit të Madh të Holandës në Formula 1. Ky është sukesi i dytë sezonal për pilotin britanik, i dyti radhazi pas atij në Hungari para pushimeve verore. Një triumf i vështirë për kampionin e botës në fuqi, që në një garë të kushtëzuar nga një aksident në start dhe dy “makina virtuale të sigurisë”, arriti të fitojë, duke hyrë në garë për titullin kampion. Në vendin e dytë u klasifikua italiani i Mercedes, Kimi Antonelli, që arriti të lërë pas shokun e tij të skuadrës George Russell (i treti). Fati ndihmoi Russell në fund, kur po parakalohej nga Lewis Hamilton (falë makina virtuale e sigurisë). Hamilton u klasifikua i katërti, duke lënë...