Lojërat Mesdhetare/ Mundësit Dudaev dhe Abakarov shkojnë në finale dhe i sigurojnë dy medalje Shqipërisë
Në Itali po zhvillohen Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, aty ku Shqipëria synon të thotë fjalën e saj, sidomos me sportin e mundjes. Dy sportistët kuqezinj, Zelimkhan Abakarov dhe Islam Dudaev kanë siguruar të dielën finalet në peshat përkatëse, duke siguruar edhe medaljet e para (finalet zhvillohen të hënën). Në peshën 65kg të stilit të lirë, mundësi shqiptar Zelimkhan Abakarov fitoi fillimisht 3-0 ndaj egjiptianit Shehabeldin Eman, duke u kualifikuar në gjysmëfinale. Në këtë sfidë, mundësi kuqezi fitoi 6-2 ndaj sirianit Ahmad Dirki dhe nesër (të hënën pasdite) do të duelojë për medaljen e artë. Në peshën 74kg, mundësi kuqezi Islam Dudaev fitoi 11-2 ndaj kosovarit Egzon Xhoni në sfidën e parë dhe më pas triumfoi 10-0 ndaj grekut Georgios Ioakeimidis, duke shkuar në gjysmëfinale, ku...
Burimi:
telesport.al