Newcastle zë në befasi Liverpool-in që në minutat e para dhe shkon në avantazh në dhomat e zhveshjes (video)
23 Gusht 2026 18:22 Telesport Pjesa e parë në Newcastle-Liverpool, është mbyllur 1-0 për vendasit në “St. James’Park”. “Qymyrxhinjtë” e nisën në mënyrë të shkëlqyer duke gjetur golin që në minutën e 5-të, ku pas një kundërsulmi të shpejtë dhe asistit të William Osula, ishte Anthony Elanga që dërgoi topin në rrjetë me një goditje me të djathtën. SHIKOGOLIN Në minutën e 18-të, ishte Florian Wirtz që iu afrua shumë golit të barazimit, por goditja e gjermanit u ndal në mënyrë të shkëlqyer nga Hornicek. Minutat e tjera në vazhdim ishin të qeta për të dy klubet dhe nuk pati asnjë rrezik konkret. Pjesa e parë mbyllet 1-0 për vendasit.
Burimi:
telesport.al