Alvarez e nis me kokën ulur nga stoli, Atletico Madrid “ngec” në shtëpi ndaj Villarreal. Simeonen nuk e mbajnë nervat (video)

Alvarez e nis me kokën ulur nga stoli, Atletico Madrid “ngec” në shtëpi ndaj Villarreal. Simeonen nuk e mbajnë nervat (video)

Atletico Madrid nuk ka shkuar dot më shumë se barazimi 2-2 ndaj Villarreal, në sfidën e luajtur në “Metropolitano”. Ndeshje e vlefshme për javën e dytë në La Liga. Në pjesën e parë mungoi goli. Sfida u zhbllokua në minutën e 59-të, ku pas një kombinimi të bukur në zonë me Giuliano Simeone, ishte Marc Pubill i cili dërgoi në rrjetë topin me një goditje të mrekullueshme me të majtën, në kufijtë e zonës së rreptësisë. SHIKOGOLINEPUBILL Në minutën e 66-të, Gerard Moreno barazon shifrat nga pika e bardhë e penalltisë, pas ndërhyrjes së gabuar të Morten Hjulmand ndaj Tajon Buchanan. SHIKOGOLINEBARAZIMIT Në minutën e 78-të, Villarreal shënon golin e dytë me Georges Mikautadze, sërish nga pika e penalltisë. Këtë herë ishte Robin Le Normand...