Salah spektakël, Muçi e shoqëron me asist. Trabzonspor merr fitoren e parë të sezonit (video)
23 Gusht 2026 19:58 Telesport Nuk ka vonuar gjatë dhe Mohamed Salah është bërë direkt protagonist te Trabzonspor. Egjiptiani ishte protagonisti kryesor në fitoren e sotme të Trabzonspor 2-1 ndaj Basaksehir, e vlefshme për javën e dytë të Superligës turke. Kjo është fitorja e parë për Trabzonspor për këtë sezon, pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë në kampionat dhe humbjes 0-1 ndaj Ferencvarosh në Europa League. Sfida u zhbllokua në minutën e 8-të, ku Salah duke përfituar nga një dalje e gabuar e portierit kundërshtar dhe mungesës së vëmendjes së mbrojtjes, dërgoi topin në rrjetë. SHIKOGOLIN Eldor Shomurodov barazon shifrat për miqtë në minutën e 19-të, nga pika e bardhë e penalltisë, pas prekjes së topit me dorë brenda zonës. Pjesa e parë mbyllet...
Burimi:
telesport.al