VIDEO: Juventus cinik, një gol për tre pikë në transfertë

VIDEO: Juventus cinik, një gol për tre pikë në transfertë

Juventus e ka nisur me fitore sezonin e ri, duke fituar 0-1 në transfertën ndaj Frosinone, në javën e parë në Serie A. Në minutën e 17-të, ishte Gleison Bremer që dha sinjalet e para, duke goditur me kokë pas një krosimi në zonë, por gjuajtja e brazilianit shkon ngjitur me shtyllën e majtë. Në minutën e 22-të, Bremer tregohet i saktë këtë herë, duke shënuar me kokë, pas krosimit të Francisco Conceicao në zonë. Duke përfituar edhe nga dalja jo e studiuar mirë e portierit kundërshtar, Bremer nuk fali këtë herë. SHIKOGOLIN Në minutën e 42-të, Juventus iu afrua golit të dytë por goditja e Pierre Kalulu u përplas në shtyllën e majtë. Një minutë më pas, portieri i Frosinone, Lorenzo Palmisani, bën një...