Lojërat Mesdhetare/ Shqipëria merr medaljen e parë, mundësi Ardit Zeneli medalje bronzi në peshën 67kg

Lojërat Mesdhetare/ Shqipëria merr medaljen e parë, mundësi Ardit Zeneli medalje bronzi në peshën 67kg

Shqipëria ka siguruar mbrëmjen e së dielës medaljen e parë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, turne që po zhvillohet në Itali. Mundësi Ardit Zeneli i ka dhuruar Shqipërisë medaljen e bronztë në peshën 67kg të stilit greko-romak. Në sfidën për medaljen e bronztë, ai triumfoi me përmbysje 9-8 ndaj grekut Stavros Ntounias, në një përballje mjaft të fortë. Një duel me dy pamje, që ishte më i mirë për grekun në periodën e parë, që udhëheq 8-1. Por, në periodën e dytë vjen përmbysja e Zeneli, që realizoi 8 pikë radhazi dhe fitoi 9-8 dhe meritoi fitoren e medaljen mesdhetare. Një ditë më parë, në sfidat eliminatore, Zeneli fitoi 11-3 ndaj italianit Sandron, por u mund 6-3 në gjysmëfinale ndaj algjerianit Benfredj. Në peshën 77kg...